Nxënësit e shkollave shqipe në New York festuan Ditën e Mësuesit

    0

    Shkolla Shqipe “Alba Life” me qendrat e saj në Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan feston për çdo vit festën kombëtare të Mësuesit në Amerikë

    Dita e shenjtë e Mësuesit përkoi me ditën e shtunë, një ditë e dielltë ku nga çatitë e shtëpive zbardhte bora e ngrirë që të lëbyrte sytë. Nxënësit grupe-grupe me prindërit veshur si për festë erdhën pranë shkollës publike amerikane PS:205 në Brooklyn, në auditoriumin e saj dhe dhanë një koncert të pasur artistik. Mjediset e shkollës gumëzhinë SHQIP, ishin vetëm nxënësit shqiptarë që mbushën korridoret e shkollës dhe me lule në duar për mësueset e tyre i jepnin jetë dhe gjallëri. Oficerët e shërbimit zotërinj amerikanë të cilët kishin ardhur enkas për këtë ditë u befasuan nga pjesëmarrja e shumtë dhe kur mbaruam në fund na thanë se: “Ne sot mësuam nga nxënësit tuaj një shprehje dhe dy fjalë të bukura si: “Gëzuar, Faleminderit dhe Bukë e krypë e zemër të bardhë”! Qesha dhe sa krenare u ndjeva për komunikimin e ngrohtë amerikanë dhe shqiptarë me nxënësit tanë.
    Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në tri lagje të Nju Jorkut: Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan, në vitin e shtatë të saj feston për çdo vit me madhështi festën kombëtare të Mësuesit këtu në Amerikë.
    Mësueset i përqafonin dhe gëzonin me lule në duar të dhuruar nga nxënësit e tyre të dashur. Programi i shkollës shqipe filloi egzaktësisht në orën 12:00 siç ishte parashikuar, çka flet për një seriozitet dhe shembull edukimi për fëmijët.
    Prezantueset e programit Kristina Lisi dhe Klea Lisi nxënëse të shkollës shqipe në Manhattan drejtuan programin me plot talent dhe elekuencë në të folur Shqip.

    Në emër të Bordit të shkollës shqipe ka përshëndetur Dr.Valbona Zylo Watkins profesore në Universitet në Staten Island dhe mësuese pranë kësaj shkolle e cila pasi iu uroi gjithë mësueseve Gëzuar festën dhe shprehu mirënjohje për punën e tyre ajo ka përshëndetur dhe përgëzuar gjithëe prindërit dhe nxënësit për këte përkushtim kaq fisnik. Unë sot gjithashtu kujtoj me mall të madh dhe mësuesen time të klasës së parë, në shkollën “Kosova”, në Tiranë, mësuesen gojëmjaltë Nezin e cila sot është 83 vjeçe dhe i uroi asaj jetë të gjatë tha ndër të tjera Valbona.
    Në këtë program u shfaq një vidio dokumentar përgatitur nga TV “Alba Life” për punën titanike të mësueseve dhe patriotëve të shquar që hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, dokumentar që u mirëprit me duartrokitje nga publiku.
    Programin artistik e ka hapur shkolla Shqipe në Manhattan nën drejtimin e mësuese Liza Pëllumbit, vlen të përmendet se shkolla shqipe në Manhattan u hap për herë të parë në historinë e Diasporës në vitin 2014. Nxënësit Kevin Preldakaj, Luke Gjoni, Leonora Nilaj, Adnison Sinanaj, Ervan Mullolli, Erisa Ademi, Ereza Idrizi dhe Nora Hysaj kanë recituar poezi nga Fishta, Podrimja, etj dhe kanë emocionuar sallën me intepretimin e tyre.
    Nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island, e kanë filluar me poezinë “Shpata e Skënderbeut” interpretuar nga stërnipërit e Skënderbeut Rilind Bardhi, Naim Kasneci, Julinda dhe Rozafa Dimnaku. Poezia është shkruar nga poeti i shquar dhe akademiku Xhevahir Spahiu te cilit i uruan 70 vjetorin e datëlindjes.

    Nxënësit, mësuesit dhe themeluesit i ka përshendetur mësuesi veteran z.Frasheri i ardhur nga Shqipëria. Ai me një përvojë të pasur dhe plot emocion nga programi që pa dhe pjesëmarrësit në sallë përgëzoi punën e mësuesëve dhe të gjithë nxënësve që nderuan festën kombëtare të Mësuesit.
    Prezantueset Lisi kanë ftuar në skenë themeluesin e shkollave Shqipe dhe producentin e TV “Alba Life”, z.Qemal Zylo i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe një falënderim special ka shkuar për gjithë mësueset e përkushtuara me pasionin dhe dashurinë e tyre për punën si dhe iu ka uruar nxënësve që kurrë mos u ndalni për të mësuar gjuhën shqipe.

     

    /illyriapress/

     

    New York001New York002