Numri i turistëve shkaktar për katastrofën në Port Milenë?

0

Inspeksioni i Drejtorisë së Inspektimeve ka bërë fajtor numrin e madh të turistëve dhe avullimin e ujit për ngordhjen masive të peshkut në Port Milenë, shkruan “Pobjeda”.

Nga ky institucion thonë se avullimi i shtuar i ujit dhe derdhja më e madhe e ujrave të zeza në këtë kanal, kanë ndikuar në uljen e nivelit të oksigjenit në ujë dhe si pasojë ngordhjen e peshkut.

Nga kjo, dhe problemet e tjera që Ulqini po kalon këtë sezon, shtrohen disa cështje:

Turistët problem për mungesë dhe ndërprerje të energjisë elektrike!

Turistët dhe rryma problem për mungesë të ujit!

Turistët problem për mungesë të parkingjeve dhe komunikacionit të rënduar!

Turistët problem për erën e keqe në Port Milenë dhe ngordhjen e peshkut!

Pas gjithë kësaj cdo qytetarë i Ulqinit ka të drejtë të pyes:

Duam apo s’duam ne të kemi turistë?