Nrekiq sulmon Zagën, Zaga përgjigjet: “Fajin e kanë vendimet politike” (Video)

0

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Ulqinit, kryetari i Komunës Loro Nrekiq, akuzoi drejtorin e N.P “Ulqini” , e cila njihet si ndermarrja e gjuetisë, si një nga shkaktarët e gjendjes aktuale ne këtë ndërmarrje.

Zaga megjithatë në një postim në Facebook mohoi akuzat dhe fajësoi vendimet politike, ndër to edhe të vetë Nrekiq, për gjendjen katastrofale.

Sipas Zagës, këto vendime kanë shkaktuar barrë të papërballueshme financiare për ndërmarrjen, pasi në të janë punësuar persona të panevojshëm.

Edhe pse Zaga nuk e përmendi në postim, lajm.me mëson se Nrekiq ka insistuar para disa kohëve për zgjedhjen edhe të një zv. drejtori shtesë nga radhët e partise se tij.

https://youtu.be/UZCEfp2Txo0