Nrekiq konfirmohet kryetar i PDS në Ulqin

0

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të mbajtur mbrëmë, ashtu edhe sic pritej, kryetari aktual Loro Nrekiq, u konfirmua si kryetar i ri.

Mediat malazeze njoftojnë se në mbledhje ka pasur debata dhe akuza të ashpra por se shumica ishin në favor të Nrekiqit.

Ajo cka ishte e qartë para mbledhjes u konfirmua edhe mbrëmë. Në PDS-në e Ulqinit ekziston përcarje e thellë, e cila nuk do të shkaktojë përplasje të mëtejshme derisa PDS të jetë në pushtet komod në Podgoricë.

Lufta ndërmjet dy anëve kundërshtare po përcillet me akuza për favorizime në baza fetare dhe familjare, manipulime zgjedhjesh dhe nepotizëm klanesh.

Sic duket PDS, dhe jo vetëm dega e Ulqinit, po kalon nëpër faza që dikur ato i kanë shikuar vetëm fenomene të partive të tjera. E konfirmon këtë edhe zhurma pas zgjedhjes së kryetarit në Tivat, ku shumë anëtar të kësaj partie nuk ishin të kënaqur, ose pasiguritë në Rozhajë, ku kryetari i ri akoma nuk është zgjedhur, edhe pse u njoftua që do të zgjidhet deri me 5 maj.