NP Veprimtaritë Komunale: Një sërë aksionesh për mirëmbajtjen e qytetit

0

Ditët e fundit në ndërmarrjen publike “Veprimtaritë Komunale” është punuar me një ritëm më të lartë se zakonisht.

Përvec mirëmbajtjes së përditshme të pastërtise dhe grumbullimit të mbeturinave, kohët e fundit ka pasur edhe disa aksione të cilët jo pak kanë ndihmuar në përmirsimin e gjendjes së përgjithshme të qytetit.

Bie në sy pastrimi i zonave të gjelbërta në Kala,  e cila si lokalitet historik ka kurdoherë nevojë edhe për kujdesin më të vogël që mund ti ofrohet.

Pas sezonit turistik zakonisht rruga e Shtojit është zona më në nevojë për pastrim dhe mbledhjen e mbeturinave të hedhura shpeshherë jo në vendet e duhura.

Gjithashtu puntorët e kësaj ndërmarrjeje bënë edhe riparimin dhe ngjyrosjen e kontejnerëve të mbeturinave, me shpresë se të paktën gjatë dimrit banorët e qytetit do ti përdorin si duhet, e jo ti hedhin mbeturinat vend e pa vend.