NP “Veprimtaritë komunale” : Bëhet pastrimi dhe mirmbajtja e zonave në Shtoj

0

Siç mund të shihet edhe nga fotot, ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” ka nisur ditët e fundit pastrimin dhe prerjen e barit në zonat e Shtojit.

Ky aktivitet ka për qëllim që të përgatisë vendin për pritjen sa më të rregullt të mysafirëve, jo vetëm në Shtoj por gjithë Ulqinin.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Policinë Komunale, po intervenohet në eliminimin e deponimit vend pa vend të mbeturinave.