NP Veprimtaritë Komunale: Akuzat e Hoxhiq arbitrare dhe të pabaza

0

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Reagimi i NP “Veprimtaritë Komunale” mbi një artikull të botuar në të përditshmen “Dan” 21.08.2015. me titull: “Qyteti nuk ka qenë kurrë më i ndotur”, në të cilin Xhelal Hoxhiq akuzon për papastërti në qytet.

Është vërtetë e pabesueshme që në një artikull të shkurtër ka kaq shumë deklarata arbitrare dhe  kaq shumë të pavërteta, por le ti marrim me rradhë.

Vlerësimi se qyteti nuk ka qenë kurrë më i ndotur është krejtësisht arbitrar dhe i pa bazë.

Pastërtia më së paku ka qenë në nivelin e viteve të mëparshme, me rritjen e sasisë së mbledhur të mbeturinave në korrik me 19%, nga 1450 ton në vitin 2014 në 1,730 ton në vitin 2015, cka nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësim, si në punën e ndërmarrjes ashtu dhe në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe funksionimin më efikas të policisë bashkiake.

NP Veprimtaritë komunale me kohë i ka informuar dhe kontaktuar të gjithë klientët e saj për dinamikën e mbledhjes së mbeturinave, e cila nuk është respektuar gjithmonë, veçanërisht në periudhën e verës e cila është më e vështira për ne.

Vlerësimi se kontejnerët nuk zbrazen në kohën e duhur ështe krejtësisht i pavërtetë. Nëse dëshmi për këtë  konsideroni fotot e kontejnerëve të mbushur që mund të shihen diku, atëherë po ju lajmërojmë se këto fotografi mund ti bëni sa herë që bëhet ndërrimi i turneve.

Kontejnerët zbrazen rregullisht, dy herë në ditë në orët e mëngjesit dhe të pasdites, dhe nëse është e nevojshme tri herë në ditë. Ka pasur raste në disa vende të caktuara që për shkak të parkimit të parregullt të vonohet zbrazja e kontejnerëve, por dhe atje kemi reaguar sa më shpejt që ishte e mundur.

Vlerësimi se përreth kontejnerëve ka papastërti dhe mbeturina të vogla është thjesht joreal.

Rrugët fshihen dy herë në ditë, dhe zona përreth kontejnerëve pastrohet dy deri në tre herë në ditë kur kontejnerët janë bosh, megjithatë, është e zakonshme që njerëzit i hedhin ato jo në vendin e caktuar por në tokë ose anash, ku poashtu i mbledhim.

Sa i përket erës së keqe, kjo tregon më shumë për ne, sepse kur mbeturinat hidhen në të gjitha llojet e mënyrave dhe të paambalazhuara, veçanërisht nga restorantet, dhe në temperatura që ka pasur ky sezon,  pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tona për pastrimin dhe zëvendësimin e tyre, vështirë se mund të bëhet më shumë.

Konstatimi juaj për Shtojin nuk është aspak i vërtetë, sepse Shtoji është më i pastër se kurrë.

Deklarata në lidhje me përpjekjet për bisedë me drejtorin, dhe se ne nuk kemi kohë për sektorin joqeveritar, është plotësisht e pavërtetë. Sa herë që Hoxhiq ka kërkuar ndonjë bashkëpunim apo ndihmë, gjithmonë i kemi dalur përpara, dhe jo vetëm e atij por edhe organizatave tjera.

Hoxhiq as nuk e gjen të nevojshme të na informojë nëse ka ndonjë aksion për mbledhjen e mbeturinave, por i lë në rrugë, e pastaj i mbledhim ne, dhe e gjithë kjo që mos ti marrim “meritat” e tija.

Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, edhe pse në kushte të vështira financiare, kanë bërë dhe po bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur pastërtinë në komunën e Ulqinit, për punën e të cilëve besojmë se shumica e qytetarëve janë mirënjohës.

Është shumë më e lehtë të bësh një fotografi se sa të eliminohen të metat e lartpërmendura.

Ne do të vazhdojmë punën tonë, të bëjë gjithçka në fuqinë tonë për të ruajtur dhe për të përmirësuar imazhin turistik të qytetit, që qyteti të jetë sa më i pastër dhe turistët sa më të kënaqur, cka kërkon bashkëpunimin dhe përpjekjet e të gjithë qytetarëve, që së bashku me ndërmarrjen tonë të bëjmë më të mirën.

 

Sinqerisht,

Sait Katana

Drejtor i NP Veprimtaritë Komunale