NP “Veprimtaritë komunale” : Aksione të përditshme që sezoni të pritet sa më mirë

0

Ditët e fundit ndërmarrja “Veprimaritë komunale” ka kryer aksione të njëpasnjëshme në mënyrë që qyteti të jetë sa më i përgatitur për pritjen e mysafirëve.

Pas aksionit të përgjithshëm për pastrimin e kanalit të Kripores, u intervenua në rrugën për Adë me qëllim pastrimin e mbeturinave të hedhura skaj rrugës.

Një kujdes i vecantë iu kushtua edhe mirëmbajtjes së zonave të gjelbërta dhe lulishteve, pa të cilat një qytet nuk mund as të quhet turistik.

Sot u intervenua në rrugën që con për Kala dhe në Shtoj, duke bërë pastrimin e tyre dhe riparimet e nevojshme.

kalaja2211 shtoj1