NP “Ujësjellës-Kanalizime”: Funksionimi i ndërmarrjes në krizë

0

Mbledhja e Këshillit Drejtues të ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” që duhej të mbahej mbrëmë, nuk u mbajt ashtu siç ishte planifikuar.

Sipas informatave që ka portali ynë, shkak i shtyrjes së kësaj mbledhjeje ka qenë mosrespektimi i kërkesave të këtij këshilli nga ana e udhëheqjes aktuale të ndërmarrjes.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Drejtues kishte kërkuar informata në lidhje me gjëndjen financiare të ndërmarrjes, numrin e punëtorëve, shpenzimet, borxhet, llojet e kontratave me punëtorët etj.

Këto informata duhej të dorëzoheshin në mbledhjen e planifikuar për mbrëmë, por pasi kjo nuk u realizua atëherë mbledhja nuk u mbajt dhe u shty për datën 13 mars.

Informatat që kërkoi Këshilli Drejtues janë të një interesi vital, pasi nga realizimi i objektivave varet edhe kredia me bankën gjermane KFW me vlerë 20 milionë euro për sanimin e ujësjellsit dhe kanalizimeve.

Mosrespektimi i këtyre kërkesave hedh dyshim se në këtë ndërmarrje diçka  nuk funksionon siç duhet, dhe mosbajtja e mbledhjeve të Këshillit vëndos pikëpyetje mbi mbarëvajtjen normale të saj.