Norvegjia financon luftën kundër peshkimit ilegal

0

Pushteti lokal i ndihmuar edhe nga ndihma financiare e Mbretërisë së Norvegjisë, ka vendosur ti shpallë luftë peshkimit ilegal në Komunën e Ulqinit. E sidomos formës së tij më të rrezikshme dhe devastuese: peshikimit me dinamit.

Pak kohë më parë ka filluar projekti »Zvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet mbrojtjes së faunës« me iniciative të Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe projekte i cili financohet nga Norvegjia dhe ka për qëllim eliminimin e këtij fenomeni që po devaston ekosistemin.

Sipas nënkryetarit të komunës Ardijan Mavriq, projekti ka vlerën e rreth 118 mijë eurove, nga të cilat komuna do të ndihmojë me 23.760 euro.

Partnerë në këtë projekt do të jenë edhe Ministria e punëve të mbrendshme, Sekrori i policisë kufitare, Ministria e bujqësisë, Drejtoria për bujqësi dhe peshkim si dhe klubi i peshkimit sportiv »Bojana«.

Peshkatarët sportiv kanë kohë që kanë ndezur alarmin për shkatërrimin që po shkakton peshkimi me dinamit. Sipas tyre fundi i detit është përplot me peshk të ngordhur dhe në rrezik janë edhe jetët e njerëzve.

Sipas policisë, në evidencën e tyre janë 35 peshkatarë me dinamit që operojnë në komunën e Ulqinit. Ato kanë informata të hollësishme për të gjithë, por për shakak të organizimit të mirë të tyre dhe procedurës ligjore arrestimi i tyre është i vështirë.

Sic thonë në polici, e vetmja mënyrë është kapja ose incizimi i vetë rastit në flagrancë, cka nuk është e pamundur por shumë e vështirë.

 

 

/Dan/