Quhet Fiorela Mishka dhe është vetëm 22 vjec, por mjaft e talentuar në profesionin e saj.
Është e licencuar nga Federata italiane e futbollit (FIGC) me nivelin më të lartë të shkollimit. E lindur në Durrës më 1993, Fiorela Mishka filloi shkollimin e saj në Mazoterapi në vitin 2012 dhe tani ka tre vite përvojë pune në fushat e futbollit.
“Vitin e parë startova me kategorinë e tretë të qytetit tim ku jetoj në Chiari (Brescia), ndërsa në vitin e dytë pas mbarimit të studimeve ku dola me nota shumë të larta më kërkoi një ekip i rëndësishëm”, theksoi ajo për Sportali.net
Ajo tani është e angazhuar në skuadrën e Interit në rehabilitimin e juniorëve edhe të seniorëve.
Nga foto mund të shihet se ajo e di mjaft mirë punën e saj.