Një panair për librat e përdorur në Tiranë

    0

    Edhe çmimet e këtyre librave ndryshojnë nga ato të librarive klasike, sepse vendosja e çmimit nuk është më një proces i marketingut të produktit libër, por një vendim dashamirës.

    “Një hapësirë, ku libri të ketë vendin që meriton”. Ky është Panairi i Librit të Përdorur, i cili po qëndron i hapur këto ditë tek E7E – Librari “E për7shme” në Tiranë.

    Për të gjithë vizitorët librat janë me 10%-20% ulje. E7E është një kafe – librari e vogël por shumë e përshtatshme, që për nga pamja ngjan me një kafe klasike, por nga mosha e librave që mbushin raftet është tipike, e vjetër dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Edhe çmimet e këtyre librave ndryshojnë nga ato të librarive klasike, sepse vendosja e çmimit nuk është më një proces i marketingut të produktit libër, por një vendim dashamirës.

    “Bukinisti Mendel”, është një nga novelat e Stefan Cvajgut. Historia e tij është ajo e një shitësi të librave antikë që kalonte ditët në ‘Café Gluck’ në Vjenë, në vitet e para të Luftës së Parë Botërore, fillimin e së cilës ai, i zhytur gjithmonë në lexime, as e mori vesh. Thuhet se “Një qytet nuk mund të kuptohet pa një vend të tillë bukinist”. E aq më pak një kryeqytet.

    e7e2