Një numër i madh vizitorësh në Kripore

0

Një numër i madh vizitorësh ishin sot prezent në Kriporen e Ulqinit, në Ditën ndërkombëtare të kënetave.

Ky manifestim u organizua nga CZIP në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Ditët e fundit kjo organizatë ka akuzuar qeverinë malazeze se nuk po bën asgjë në mbrojtjen e Kripores, dhe se nuk është duke respektuar obligimet e marra në këtë drejtim.

Ministri Gvozdenoviq ka deklaruar se prodhimtaria e kripës është prioritet por nuk ka dhënë sqarim nëse Kriporja do të shpallet zonë e mbrojtur apo jo.