Një lajm që do ju zbukurojë ditën

0

Fatkeqësisht për ne, lajmet e mira edhe kur ndodhin pothuajse zbehen nën peshën e atyre të hidhur. Edhe pse ky lajm nuk ka të bëjë me ne ose rajonin tonë, prapë e meriton një vëmendje.

Qoftë sa për të harruar për pak çaste ato tjerët.

Tifozat e futbollit nëpër botë po flasin për një romancë që ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjeve FA kupës, një kompeticion i famshëm për vrasjet e gjigandeve  dhe rezultate tronditëse në Angli.

Por për një mbështetës të ekipit Crystal Palace, tronditja më e madhe nodhi kur ai ra në dashuri me një vajzë të cilën e takoi ndërsa udhëtonte për të parë lojën, shkruan Daily Mail.

Angus Mainland u ul pranë vajzës – për të cilën ai thotë se kishte një theks italian – ndërsa udhëtonte për të parë ndeshjen e ekipit të tij kundër Southampton.

19 -vjeçar i dashuruar, bëri një selfie me vajzën e cila mbante shallin e tij të futbollit , dhe e publikoi atë në Twitter me fjalët : ” Unë kam një grua ‘dhe’ E bëra tifoze të Palace-it . E dua. ‘

Por ai më vonë u pendua për mosgatishmërinë e tij për ti kërkuar vajzës numrin e telefonit dhe dërgoi një lutje në Twitter për ndihmë. Bile nga hutimi kishte harruar ta pyeste edhe për emrin.

Ai shkroi : ” Ju lutem më ndihmoni të gjej vajzën që isha i ulur pranë në 12:45 nga Bournemouth në Southampton. Kam rënë në dashuri . ”

Angus gjithashtu kërkoi nga kompania e trenit ,  Cross Country , ndihmë në gjurmimin e vajzës, në mënyrë që ta pyeste për një takim.

Lutje e tij mori një përgjigje të madhe nga përdoruesit e Twitter dhe mesazhi u përcoll 3400 herë – duke përfshirë edhe presidentin e klubit Crystal Palace, Steve Parish .

Angus gjithashtu ka pasur qindra mesazhe që i dëshironin  atij fat të mirë në kërkimin, si dhe disa qe e pickonin për drojën e tij.

Gazeta shkruan se ai tashmë e ka gjetur vajzën dhe i ka falenderuar të gjithë për ndihmën e madhe.