Nishani takohet me kryetarin e Kuvendit Krivokapiq dhe presidentin Vujanoviq

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, u takua sot me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq.

Bashkëbiseduesit i cilësuan marrëdhëniet në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë si model për të tjerët në Ballkan, por edhe se ka më shume hapsirë për bashkëpunim, sidomos në sferën ekonomike.

“Shpresoj se së shpejti do të jemi në shtëpine e perbashket europiane”, tha Krivokapiq.

Nishani në Cetinjë u takua edhe me presidentin Vujanoviq, ku të dy vlerësuan marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe nevojen e bashkëpunimit të ndërsjelltë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Mali i Zi është një hap përpara Shqipërisë në integrimet europiane dhe sic i thashë edhe presidentit Vujanoviq, Mali i Zi dhe Kroacia duhet të jenë model për vendet tjera Ballkanike. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, përkrah plotësisht antarsimin e Malit të Zi në këtë aleance. Kjo do të rrisë stabilitetin në rajon”, cilësoi Nishani.

Sa i përket statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, Nishani tha se ato gëzojne të drejta të garantuara me kushtetutë, përsa i përket arsimit në gjuhën amtare dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

r.krivokapiq-b.nishani