Nis në Nju Jork Festivali i Filmit Shqiptar

    0

    Festivali i tretë i Filmit Shqiptar i ashtuquajtur Albanian Film Festival në metropolin e botës Nju Jork, ka filluar me shfaqjen e premirerave të saj më 2 tetor.

    Për tetë ditë, sa do të zgjasë festivali, në qendrën e kinemasë SVA – Nju Jork, do të shfaqen me dhjetëra filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentarë, cilët do të konkurrojnë për shtatë çmime.

    Ky aktivitet që realizohet për të tretin vit me radhë dhe synon të sjellë së bashku për një javë disa nga regjizorët dhe aktorët më në zë të kinematografisë mbarë shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, dhe të gjitha trevat shqiptare. (Ky festival që në dy vitet e para të tij organizohej nën emrin Java e Filmit Shqipëtar në SHBA nga Ariot Myrtaj dhe Mrika Krasniqi, duket se nga “mosmarreveshjet” mes tyre, kan bërë që këtë vit do të kemi dy organizime të njëjta pra : Festivalin e Filmit Shqipëtar nën organizim të Ariot Myrtaj që tashmë ka filluar mbrëmë dhe do të kemi edhe Javën e Filmit Shqipëtar, nën organizim të Mrika Krasniqit që do të mbahet po në Nju Jork dhe në të njëjtën kinema në 21 deri 27 Nëntor 2014.)

    Kjo traditë e bukur ka lindur falë përpjekjeve të komunitetit të artistëve shqiptarë, në SHBA, po bëjnë që një kinema e kryeqendrës botërore të kinematografisë – Nju Jorkut, t’i dedikohet edhe këtë vit kulturës, artit dhe vizionit të talenteve shqiptare në trojet tona e kudo nëpër botë.

    Festvali nisi rrugëtimin e tij me me filmin nga Kosova “Heroi” të Luan Kryeziut. Ndërkohë, në hapjen e Festivalit të 3të të Filimit Shqiptar në Nju Jork, morën pjesë shumë personalitete, aktorët si Artistja e Popullit Tinka Kurti, Çun Lajqi, Diellza Kolgeci, asambleisti i parë shqiptar në Nju Jork, Mark Gjonaj, përfaqësuesit e shteti të Shqipërisë e Kosovës ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i Kosovës Korab Mushkolaj dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit si Harry Bajraktari Giorgio Kolaj etj.