Nimanbegu: Të rishikohet marrëveshja me PDS

0

Deputeti i Forcës në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, deklaroi për gazetën “Pobjeda” se realizimi i marrëveshjes me PDS në rang qeverie nuk është në nivelin e kënaqshëm,u dhe se duhet që kjo cështje të hapet dhe marrëveshja të rishikohet.

“Nuk jam i kënaqur nga realizimi i marrëveshjes, edhe pse është e qartë që zgjedhjet lokale në disa komuna gjatë vitit 2014 kanë ndikuar në të. Prapseprap kanë kaluar dy vjet dhe nuk i kuptoj konfrontimet rreth marrëveshjes në mes PDS dhe PSD, qa kanë qenë pjesë e një liste të përbashkët, kurse ato që përbëjnë shumicën si para dy viteve ashtu edhe sot, sikur nuk e ndiejnë nevojën e një analize mbi realizimin e marrëveshjes së koalicionit.” – tha Nimanbegu.

Ai i hodhi poshtë spekulimet se partitë shqiptare kërkojne postin e një prej ministrive.

“Nuk është e vërtetë se kërkojmë ministri të vecantë, por duam që marrëveshja e koalicionit të analizohet, të gjenden arsyet për mosrealizimin e saj dhe diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen ose ndarja, qoftë si grup i partive të pakicave, qoftë si subjekt i vecantë, dhe në këtë mënyre të rishikohet marrëveshja.” – përfundoi Nimanbegu.