Nimanbegu takohet me sindikalistët e mediave. Temë edhe gjendja e rëndë në RTV Ulqini

0

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nikambegu, ka dërguar një njoftim për media lidhur me takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së Mediave.

“Në takim pune sot pranova zonjën Marijana Camoviq, kryetare e Sindikatës së Mediave të Malit të Zi dhe z. Radomir Kraçkoviq nënkryetar, me të cilët bisedova lidhur me problematikën e Radio Ulqinit.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Mediave të Malit të Zi mënjoftuan me aktivitetet që kanë ndërmarrë dhe takimet e tyre me përgjegjësit e Komunës se Ulqinit. Po ashtu do te takojnë edhe deputetët nga Ulqini në parlamentin e Malit të Zi.

U dakorduam se situata në këtë medie është tejet alarmante. Situata e tillë e përcjell Radiotelevizionin e Ulqinit me vite të tëra. Të punësuarit janë në minus me për 15 rroga. Shqyrtuam mundësitë eventuale të një veprimi të përbashkët për t’i ndihmuar këtij mediumi lokal, themelues i të cilit është Komuna e Ulqinit që edhe mban një përgjegjësi të mirë, ndonëse jo krejt përgjegjësinë, për gjendjen e tillë.

Gjithashtu fokus i bisedës sonë ishin edhe mundësitë që disa nga media lokale në Mal të Zi (si Radio Berane, Radio Bijello Pole…) i shfrytëzojnë, e që do të mund të ishin interesante për ringjalljen e punës së RTV Ulqinit, siç është ueb portali dhe forma tjera të veprimit bashkëkohorë. I njoftova lidhur me disa aktivitete tëmbajtura kohë më parë me përfaqësuesit e mediave shqipe në Mal të Zi dhe punën rreth informimit në gjuhën shqipe.

Ne fund falënderova shumë sindikatën e mediave për nismën e tyre duke dëshmuar që përgjegjësia dhe ndikimi për përmirësimin e gjendjes në Radio Ulqin është mbi ne,themeluesit e Radio Ulqinit.

Genci Nimanbegu”