Nimanbegu: Së shpejti plotësimi marrëveshjes me PDS

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu deklaroi për të përditshmen “Pobjeda” se partia e tij i ka fuqizuar koordinimin dhe bisedimet me PDS në lidhje me marrëveshjen qeveritare, dhe se pritet plotësimi i saj.

“Marrëveshja është realizuar vetëm pjesërisht, dhe arsyeja kryesore për këtë ishte minimi i pushtetit të Forcës në vitin 2013 nga disa politikanë lokal me qëllim forcimin e pozitave të veta. Mendoj se e gjithë kjo ka shkuar në dëm të interesave të qytetarëve dhe si rezultat erdhën zgjedhjet e parakohëshme në vitin 2013. Kohët e fundit e kemi përforcuar koordinimin dhe bisedimet dhe pres plotësimin e marrëvedhjes nga viti 2012 dhe 2013.”, tha Nimanbegu.

Gjithashtu, tha ai, janë përforcuar konsultimet në lidhje me ligjet e rëndësishme për shqiptarët, si ligji për të drejtat e pakicave, të mirave detare etj. Kjo mund të rezultojë me një marrëveshje korrekte por vetëm nëse ndahet përgjegjësia për zbatimin e saj.

Një tjetër problem është përfaqsimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore cili është 4-5 herë më i vogël se duhej të ishte. Kjo sipas Nimanbegut është edhe rezultat i politikave të kaluara si dhe distancës etnike që fatkeqësisht akoma ekziston në Mal të Zi.

Ai theksoi se nuk mund të jetë i kënaqur me situatën në të cilën ndodhen shqiptarët, pavarsisht disa përparimeve që janë bërë kohët e fundit. Shqiptarët kanë të drejtë vendimmarrjeje në pjesët ku ato përbëjnë shumicë si në Ulqin apo Tuz, por vazhdon problemi i largimit të popullsisë çka tregon për një situatë jo të mirë, sidomos nga ana ekonomike, përfundoi Nimanbegu.