Nimanbegu: Protestat kundër Thaçit janë edhe kundër shqiptarëve

0

Deputeti i Forcës në kuvendin e Malit të Zi dhe kryetari i Këshillit kombëtar, Genci Nimanbegu, deklaroi për “Pobjeda” se vizita e Thaçit e gëzon komunitetin shqiptarë në Mal të Zi.

Sipas tij, kjo vizitë shkon në dobi të mardhënieve të mira në mes dy vendeve, dhe se protestat kundër kësaj vizite nuk janë vetëm protesta kundër Thaçit dhe Kosovës se pavarur por kundër shqiptarëve në përgjithësi.

Me rastin e vizitës së zv. Kryeministrit Hashim Thaçi në Mal të Zi, disa shoqata që përfaqësojnë serbët dhe malazezët e Kosovës kanë paralajmëruar protesta.