Nimanbegu: Problemet e arsimit shqip kërkojnë zgjidhje të shpejtë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, u takua dje me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Suad Numanoviq dhe sekretarin e përgjithshëm të Drejtorisë për Mbrojtjen e Popujve Pakicë Leon Gjokaj.

Në takim u diskutuan problemet dhe pozita e shqiptarëve me focus të veçantë në arsimin shqip dhe mjetet e pamjaftueshme financiare për funksionimin normal të KKSH-së.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që duhet një angazhim më i madh për implementimin e nemorandumeve të nënshkruara në mes  Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Popujve Pakicë, Universiteteve të Malit të Zi dhe Këshillave Kombëtarë.

Në lidhje me arsimin shqip, Nimanbegu ja beri të njohur ministrit problemet qe hasin shqiptarët në fushën e arsimit, pakënaqsinë e prindërve dhe nxënësve me tekstet jo të përshtatshme, dhe kërkoi angazhim të dyanshëm në ndihmën e regjistrimit të studentëve shqiptarë në studimet postdiplomike.

Ministri Numanoviq u zotua për një angazhim më të madh në implementimin e memorandumeve dhe avancimin e tyre, si dhe u ra dakord për organizimin e një takimi paraprak në mes kësaj ministrie, KKSH-së dhe Entit për botimin e librave shkollor, me qëllim që këto tekste të jenë të përshtatshëm për shqiptarët.

Përsa i përket mjeteve të pamjaftueshme financiare që janë në dispozicion të KKSH-së, Numanoviq tha se duhet të kërkohet rritja e buxhetit financiar të këtij Këshilli.