Nimanbegu përshëndet platformën e subjekteve shqiptare në Tuz

0

Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike dhe Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu , tha për “Pobjeda” se platforma e partive shqiptare në Tuz nuk është ndërhyrje e Shqipërisë në politikën e mbrendshme të Malit të Zi, por ajo e ka obligim kushtetues që ti ndihmojë shqiptarët jashtë vendit. Ai shtoi se e përshëndet këtë platformë dhe secilën marrëveshje e cila shkon në favor të bashkëpunimit të subjekteve shqiptare.

Sipas Nimanbegut, koalicionet paszgjedhore janë të domosdoshme për shkak të përçarjes së trupit zgjedhor shqiptar. “A do të sjellë platforma formim të pushtetit vetëm nga subjektet shqiptare  varet nga përcaktimi i votuesve.”, përfundoi Nimanbegu.