Nimanbegu: Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare cenohet nga policia e Malit të Zi

0

Të nderuar, 

 

të gjithë kemi përjetuar befasi të pakëndshme dhe dëshpërim me rastin e ndalimit të  qytetarit S.V.  në Ulqin,për shkak të valëvitjes së simbolit tonë kombëtar nëautomjetin e tij personal në Ditën e Flamurit Kombëtar, më28 nëntor 2018.

Këtë incident e vlerësoj si mohim  i të drejtës themelore për shprehjen e identitetit kombëtar dhe përgjegjësinë nuk e ka thjesht njësia e policisë në Ulqin, por për këtë edhe vet Ministria duhet të japë shpjegime dhe arsyetime tëmirëfillta.

Në Mal të Zi sipas Kushtetutës dhe Ligjit mbi Simbole Kombëtare në fuqi, përdorimi i simboleve kombëtare për qytetarë është i lirë plotësisht. Ky veprim hedh një hije tërëndë mbi kompetencën dhe sinqeritetit e pjesëtarëve tëMPB për t’i respektuar  drejtat e pakicave autoktone, e në veçanti shqiptarëve, që siç duket janë bërë shënjestër e shpeshtë e kësaj ministri, gjegjësisht njësive të saj nëpër Komuna.( Rasti në Budva para dy viteve, Ulqin dhe Tuz para do kohe).

Kjo bëhet edhe më e dyshimtë dhe problematike, pasi që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (që në vitin 2011 kur kryeatar ishte z. T. Tahiri, por edhe gjatë mandatit tim nëvitin 2014) ka njoftuar zyrtarisht MPB se cili është simbolikombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi.

Për këtë incident dhe për mosrespektim e të drejtave tëgarantuara me Kushtetutën e MZ dhe me Konventa ndërkombëtare, dje më 29 Nëntor 2018, e kam njoftuar Delegacionin e Këshillit të Evropës (CoE) që gjendet nëmisionin vëzhgues në Mal të Zi..

Gjithashtu Ministrit Nuhoxhiq i jam drejtuar me letër proteste, me të cilën  kam kërkuar përgjegjësi për këtëveprim.

 

Më në fund, sot më 30 nëntor,  procedurë në Kuvendine MZ e kam dorëzuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit mbi rendin dhe qetësi publike, me të cilin do të eliminohet cdo mundësi e vlerësimit subjektiv e nenit 23 të ligjit nganëpunësit policorë, dhe do të evitohet qoftë edhemundësia që individi të merret në pyetje për përdorimin e simboleve kombëtare.

 

 

Incidenti në fjalë është incidenti i radhës i krijuar nga njësia policore në Ulqin, dhe me këtë rast shkarkimi i përgjegjësve është diçka që pres si rezultat  reagimit tëMinistrisë.

 

me respekt,

Genc Nimanbegu deputet Shqiptarëve të Vendosur

nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi.