Nimanbegu për vizitë në Maqedoninë e Veriut

0

Nenkryetari i Parlamentit te Malit te Zi, Genci Nimanbegu udheheqi delegacionin e Kuvendit ne mbledhjen e Parlamentit (Sobranies) se Maqedonise se Veriut, ne te cilen u shqyrtua ratifikimi i Ligjit mbi marreveshjen e Aleances Veri-atlantike per anetaresimin e Republikes se Maqedonise Veriore ne NATO. Para mbledhjes, delegacionin e Republikes se Malit te Zi e pranoI kryetari i Parlamentit te Republikes Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, i cili i njoftoi lidhur me procesin e ratifikimit te kesaj marreveshje nga shtetet anetare te NATO-s. Deri me tani marreveshjen ende nuk e ka ratifikuar vetem Spanja, por pritet se kete do ta beje shume shpejt,
Ne mbledhje moren pjese edhe kryetari i Maqedonise veriore, Stevan Panderovski dhe ushtruesi i detyres i kryetarit te qeverise, Spasovski, si dhe te ftuarit nga Aleanca veriatlantike dhe parlamentet e shteteve fqinje, anetare te NATO-s: kryetari i Parlamentit te Republikes se Sllovenise, Dejan Zhidan, shefi i delegacionit te Parlamentit kroat ne Asamblene parlamentare te NATO-s, Mirosllav Tugjman, nenkryetarja e parlamentit te Republikes se Shqiperise, Vasilika Hysi si dhe anetaret e korit diplomatik te akredituar ne kete shtet, Ligji u miratua unanimisht. Per te votuan te gjithe deputetet e pranishem – 114.
Pas mbledhjes, te gjithe deputetet dhe te ftuarit moren pjese ne aktin solemn te ngritjes se flamurit te NATO-s para nderteses se parlamenti, qe, sic parashihet, edhe zyrtarisht do te behet anetarja me e re (e tridhjete) deri kah maji i ketij viti.
Perpos nenkryetarit Nimanbegu, ne delegacion ishin edhe ShS, ambasadorjae RMZ ne Maqedonine veriore, Marija Petroviq, keshilltari i nenkryetarit, Nikolle Berishaj dhe keshilltarja ne ambasaden e MZ ne Shkup, Ivana Sikmanoviq.