Nimanbegu: Nuk është problem qeveria e përkohshme por politika e disa subjekteve të saj

0

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, në një diskutim me deputetët e Frontit Demokratik në Kuvendin e Malit të Zi, tha se partitë shqiptare nuk e kanë thjeshtë injoruar thirjen në lidhje me qeverinë e përkohëshme, por se ajo duhet të analizohet mbrenda cdo partie.

Ai shtoi se politika e jashtme dhe e mbrendshme e disa subjekteve që do ta përbënin këtë qeveri, është mjaft problematike për shqiptarët, duke i rikujtuar ato për protestat me rastin e vizitës së Hashim Thacit muajin e kaluar.