Nimanbegu me bashkëpuntorë për vizitë pune në Komunën e Tuzit

0

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, vizitoi dje Komunën e Tuzit. Me Nimanbegun ishin edhe bashkëpuntorët e tij Nikollë Berisha dhe Ardijan Mavriq.

Ato u pritën nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe i Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

“Në bisedën miqësore dhe të hapur me kryetarin e komunës, z. Nik Gjeloshaj dhe kryetarin e kuvendit, z. Fadil Kajoshaj më njoftuan me hapat e parë në krijimin e strukturave administrative komunale, si dhe me sfidat që i presin gjatë konstituimit të plotë të këtyre strukturave. Me këtë rast shpreha gatishmërinë time të plotë për ndihmë të çfarëdoshme në avancimit dhe përparimin e kësaj komunë, që, sipas të gjitha resurseve të veta ka mundësi të bëhet komunë e zhvilluar e Malit të Zi.”, shkruan Nimanbegu në profilin e tij në Facebook.