Nimanbegu: Ligji është i papranueshëm. Deputetët e pakicave po i largohen përgjegjësisë

0

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, e kritikoi propozimin e ligjit të ri planifikimin hapsinor, sidomos pjesën e cila tjetërson ndikimin e komunave në planifikimin e hapsirës së tyre.

Ai në fjalën e tij në Kuvend tha se ky centralizim është i papranueshëm dhe nuk do të japë përkrahjen e tij.

Nga ana tjetër, deputetët e tjerë të pakicave, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Qytetare Kroate njoftuan se do ta përkrahin ligjin.