Nimanbegu: Forca kurrë nuk do të jetë vjerrësi i asnjë pushteti

0

Deputeti i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, tha për Dnevne Novine se partia e tij nuk ka qenë kurrë vjerrëse e pushtetit, dhe se këtë ajo e ka dokumentuar me autonominë në vendimet politike.

Kjo deklaratë e Nimanbegut erdhi si përgjigje ndaj atyre të bëra nga deputeti Dritan Abazoviq, i cili i cilësoi partitë shqiptare si vjerrëse të pushtetit aktual.

Nimanbegu tha se Abazoviqi ka tretur në deklaratat e veta dhe se ato as nuk përbëjnë mendimin e tij personal.

“Ne me pushtetin funksionojmë në bazë të marrëveshjes së koalicionit dhe nga ajo vlerësojmë se a janë disa praktika politike të mira apo të këqija. Ka respektime por edhe mosrespektime të kësaj marrveshjeje. Kur të respektohet  do të vazhdojmë bashkëpunimin, nëse nuk respektohet atëherë do të prishim marrëveshjen. Abazoviq është pjesë e pushtetit në Ulqin, dhe shtrohet pyetja se kush është vjerrës i kujt”, tha në mes tjerash Nimanbegu.