Nimanbegu – Elezagoviqit: SDP-ja një parti parazite në grahmat e fundit të ekzistencës!

0

Pas deklaratës së dy ditëve më parë në Konventën Zgjedhore të Partisë SDP, ku kryetari i saj për Ulqinin z. Elzagoviq, akuzonte liderët e Partive shqiptare të Malit të Zi si bashkëpërgjegjës të dretjpërdrejt me PSD për shkatërrimin e Ulqinit, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të listës të Koalicionit më të madh të shqiptarëve “Shqiptarët Të Vendosur”, z. Genci Nimanbegu.

Z. Genci Nimanbegu ka qënë i ashpër përmes një statusi të tij në Facebook, ku e shikon këtë deklaratë si të lajthitur në përmasa të atilla sa mund ta besonte veç një fëmijë 6 vjeçar. Deputeti i Forcës, thekson më tej në statusin e tij se, SDP-ja një ish Parti satelitë e pushtetit e kthyer në një Parti parazite, po kërkon edhe sot në grahmat e fundit të mbijetesës së saj politike të përçaj shqiptarët. Ai përfundon duke u shprehur se, shqiptarët e dinë që për 18 vite me radhë ajo ka qënë në pushtet dhe se Partitë malazeze kursesi nuk do të mbështesin kauzat e tyre, ata do të votojnë vetëm shqip.
Statusi i plotë i deputetit aktual të Forcës, Genci Nimanbegu:

Nuk do habitesha kurrësesi se, deklaratat politike në kohë fushate do të hidhnin baltë mbi punën dhe dinjitetin tonë. Por, që individë të caktuar të lajthisin në këto përmasa, siç ishte deklarata e fundit e z. Elezagiç në Konventën Zgjedhore të SDP-së, ku ky i fundit shprehet kinse se i dashka shqiptarët më shumë se ne, këtë mund ta besonte veç ndonjë fëmijë 6 vjeçar.

Të dashur bashkëkombas dhe qytetarë të Ulqinit, shikoni se në ç’derexhe ka përfunduar SDP-ja, një Parti që ndenji në pushtet për 18 vite me DPS. Një Parti satelit, që u shndërrua në “parazitë”. Një Parti parazite e cila do të përkrahte të gjitha krimet që i’u bënë qytetareve të Malit te Zi, e veçanërisht shqiptarëve, ku u mundësua lënia pas dore e territoreve ku ata jetojnë e punojnë. Një Parti me interesa antikombëtare, që për interesa personale, pronën tonë të shenjt të Valdanosit, tentoi të na e rrëmbente për t’ia dhënë kompanisë fiktive CUBUS LUX. Një Parti që edhe tani që është në gramat e fundit të ekzistencës së saj politike, mendon veç për përçarje e asimilim të shqiptarëve.

E vërteta është se SDP-në e tmerron fakti se shqiptarët janë të vendosur për të votuar vetëm SHQIP, sepse ata e dinë mirë se, Partitë malazeze nuk mund të mbrojnë interesat e shqiptarëve