Nimanbegu dhe Gjeloshaj padi penale kundër Informerit!

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj kanë mbajtur sot në Kuvend të Malit të Zi konferencën për media, për të informuar publikun për faktin se kanë dorëzuar padi penale kundër “Informer CG”.

Deputetët kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar padi penale kundër “Informerit”, Novak Uskokovicit – kryeredaktorit të tabloidit, autorit të tekstit me iniciale E.I. dhe atij me iniciale B.V., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të shkaktimit të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare.

Deputetët gjithashtu kanë thënë se kanë pritur që deri tani organet kompetente do të reagonin sipas detyrës zyrtare.