Nimanbegu: Çfar fatit po krijon pushteti në Ulqin?

1

Kompromisat që do të çelin rrugën e devastimit urban, shoqëror dhe moral.

Nga kontaktet dhe informatat që kam marr kohën e fundit, duket fare e qartë që është pranë realizimi i një kompromisi të radhës në Komunën tonë. E kjo është legalizimi i pozitës së liftit për Kala?!

Sa për kujtesë, ai lift u nis në tokë të shtetit, pa leje nga asnjë institucion, dhe ka mbetur si një monument dhune, arrogance dhe paftësie të institucioneve si në Ulqin dhe në Mal të Zi.

Sigurisht që paraqet edhe shenjën e një kohë kur ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.

Një  komision i ngritur nga Kryetari i Komunës, që tju them të drejtën disa njerëz nuk i njoh fare, e kanë marrë përsipër që të përcaktojnë vendin e liftit pa konsultime publike dhe të mbyllur në zyre të kabinetit. Sidoqoftë, ato do të marrin përgjegjësinë nësë kjo ndodh dhe nësë legalizohet edhe një tjetër devastim i Kalasë 27 shekullore Ilire  (sic theksuan në Prezantimin e tyre francezët që këto ditë paraqitën vizionin e tyre për Kala). Ato nga gjithë ndërtimet pohuan që janë vetëm tre objekte që duhen rrënuar: 1. Hoteli pa leje, 2. Një objekt i vogël në hyrje dhe 3. Lifti privat pa leje.

Kurse mediat që ishin prezent në Kala as që e permendën fare qëndrimin e arkitektëve të shkollës së famshe franceze për ruajtjen e objekteve kulturore. Vetëm lëvdata anash e këndit për projekt por jo esencën e gjithë kësaj bisede.

Esenca ishte që ai objekt duhet rrëzuar dhe ky është qëndrim i paanshën I njerëzve që nuk e vejnë në pytje reputacionin e vetë për një grusht eurosh.

Neve na shtohet një pyetje. A jemi apo nuk jemi për ndërtimin e liftit. Po sigurisht që po, dhe për këtë francezët kan dhënë zgjidhje. Ato janë në dy tunele hyrëse që nuk demtojnë agresivisht pamjen e Kalasë.

Kurse si për çudi, të gjitha zgjedhjet për lift janë në të njëjtin vend ku është bërë krimi urbanistik në vitin 2007/8.  A e meriton Ulqini dhe Kalaja legalizimin e tij?

Vendimi i këtij komisioni për mua është thelbësor për funksionimin e pushtetit në Ulqin. Besoj që akterët kryesor e dijnë këtë.

Ky vendim nuk është çështje “arkitektësh” por është çështje e të gjithë neve. Prandaj kërkoj përkrahje në aktivitetet për të mundësuar dinjitet për Kala dhe për Ulqin.

Genc Nimanbegu, Deputet dhe Kryetar i KKSH

 

1 Koment

  1. O zotëri nuk jemi ne qytetarët e thjeshtë duke ushtruar pushtetin, por ti me ato zotërinjit të cilët e zgjodhën atë komision te famëshem. Jeni duke vjel frutat e asaj çka keni mbjellë. Të mjerët ne që votuam per ju!

Comments are closed.