Nimanbegu: Amendamentet shkaktuan tërheqjen e ligjit për simbole (video)

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, deklaroi për TV Teuta se amendamentet e propozuara e detyruan ministrin e pakicave të tërheq nga Kuvendi ligjin për simbolet kombëtare.

Disa nga amendamentet parashikonin përdorimin e simboleve kombëtare edhe në institucionet publike, në vendet ku shqiptarët janë popull autokton.

Ai tha se subjektet shqiptare kanë qëndrim të përbashkët sa i përket kësaj çështjeje.

Sipas Nimanbegut, problem është edhe mospërcaktimi i popujve pakicë nga ana e Kushtetutës, e cila shtetin e Malit të Zi e parasheh si shtet qytetar, por që në realitet, duke shikuar simbolet dhe festat, është shtet nacional.

Kjo ka ndikim në çdo diskutim për pakicat kombëtare, në këtë rast për simbolet, tha në mes tjerash Nimanbegu.