Nikolaidis: Në gjenin tim ka edhe pjesë shqiptare

0

Shkrimtari i famshem malazez, Jovan Nikolaidis, në nje intervistë dhënë portalit  Balkanweb, ka folur për pikpamjet e tij lidhur me situatën në mes popujve ballkanikë, letërsine e ketij rajoni, identitetin e popujve, aspiratat e tyre, fenë, gjuhën…

I pyetur nëse në venat e tija rrjedh gjak shqiptari dhe se a është Ballkani një familje e madhe, ai u pergjigj: “Ne jemi një familje e madhe, e fortë, e bukur dhe e zgjuar, ne jemi vëllezër në pikëllim dhe në gëzim, ne kemi një shans të mirë që në Evropën e Bashkuar të jemi një komunitet i shëndetshëm dhe i fortë. Ne kemi një territor të mrekullueshëm. E ardhmja jonë është e mirë. Vetëm se ndonjëherë ne ndalojmë para se t’nxitojmë për të vendosur dorën para gojës kur duhet të bërtasim. Shpejtësia është e mirë kur konkurron, por jo e mirë kur do të martohesh.
Në gjenin tim ekzistojnë pjesë të gjeneve shqiptare dhe unë gjithmonë ndjehem edhe më mirë me këtë dhuratë gjenetike në vetvete, e nuk ka rëndësi sesi e gjeta atë.Në mesin e shqiptarëve, unë ndihem edhe i gëzuar”.

 

Ai gjithashtu shprehu pikpamjet e tija për dallimet fetare dhe qasjen që duhet të kemi ndaj këtyre dallimeve .

“Bashkëjetesa fetare, qoftë në Shqipëri por edhe në Malin e Zi, ndoshta nuk mund të jetë ideale, por ajo sigurisht që është një matricë e kënaqshme për tolerancë dhe unitet. Kur nuk e përzien me çështjen dogmatike, kur myslimani, ortodoksi, katoliku dhe protestanti, e lë vendasin të kryejë ‘pikëpamjet e shpirtit dhe botës’ së tij fetare, dhe kur asnjëri prej tyre nuk do ndërhyjë në punët e shtetit, atëherë na mjafton kjo tokë, ku ne të gjithë vuajmë dhe sfilitimi, pa marrë parasysh se çfarë feje dhe njerëzish jemi. Pasi, jeta e sotme shoqërore është realisht si ferr.”  thotë Nikolaidis