Nga kanceri në Mal të Zi vdesin mbi 1000 persona në vit

0

Njëra ndër sëmundjet më vdekjeprurëse e këtij fillim shekulli, po merr çdo ditë e më tepër jetë njerëzish edhe në Mal të Zi.

Situata mund të quhet alarmante pasi si pasojë e kancerit në Mal të Zi vdesin mbi 1000 persona çdo vi, kurse diagnostifikohen rreth 1,500 të tjerë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Shoqata malazeze për luftën kundër kancerit, me rastin e 4 shkurtit, Ditës botërore të luftës kundër kësaj sëmundjeje.

Llojet më të shpeshta të kancerit te meshkujt në Mal të Zi janë ai i mushkërive, i prostatës dhe i zorrës së trashë, kurse të femrat ai i gjinjëve, zorrës së trashë dhe mushkrive.