New York: Parada Shqiptare 2015 (foto)

0

Të shtunën, më 20 qershor në mesdrekë, u zhvillua në New York, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga e gjithë bota, të parakalojnë mes një entusiasmi të paparë në Bulevardin Amerika – Avenue e 6të.
Parada Shqiptare 2015, ishte një manifestim ku shqiptarët e diasporës nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, marrshuan me motivin “Kumanovë, jemi me Ty”, në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni – dhe të drejtat e tyre shtetformuese.
Sponsorizues kryesor ishte politikani i njohur amerikano-shqiptar Mark Gjonaj asambleisti i Nju Jorkut, e shumë të tjerë. Në paradë morën pjesë edhe një numër i madh emigrantësh nga Ulqini dhe rrethina.
Kësaj rradhe, pjesëmarrja ka qenë më e madhja e viteve të fundit, ku me mijëra pjesëmarrës nga më shumë se 10 grupe nga shtete të ndryshme demostruan kulturën, traditën, folklorin dhe muzikën e tyre, duke parakaluar për të treguar, dhe bukuritë e tyre natyrore, nga vendet që ata vijnë.
Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, është e organizuar për çdo vjet nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve. Dhe, kësaj radhe ishte e 30-ta, me radhë, duke ua mundësuar të gjitha komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën.