“Netflix” tani edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri

0

Rrjeti global i shërbimit televiziv online “Netflix”, ka zgjeruar veprimtarinë e vet edhe në 130 tjera të botës, duke arritur në gjithsej 190 vende.
Ndër to janë edhe Mali i Zi dhe Shqipëria.

Tani është e mundur që kundrejt një pagese mujore të shikoni filmat, serialet apo emisionet e ndryshme sipas dëshirës, mjafton të keni televizor të lidhur me internet.

Netflix ofron edhe filma apo seriale që janë ekskluziv për këtë rrjet, duke u mundësuar klientëve programe ekskluzive.