Netët e klipit shqiptar: Fitues shpallet Neki Emra

0

Në edicionin e 14 të manifestimit “Netët e klipit shqiptar”, që u mbajt mbrëmë në Qendrën për Kulturë, Neki Emra me këngën “Pa ty” u shpall fitues për videoklipin më të mirë. Gjithashtu u vlerësua edhe me cmimin e publikut.

Pjesmarrës ishin vidoklipet e këngëtarëve të njohur shqiptarë si Eli Fara, Ingrid Gjoni, Orinda Huta, Anxhela Peristeri, Mihrije Braha, Elton Deda etj.

Eli Fara mori çmimin si interpretuesja më e mirë femër në videoklip, Endri dhe Stefi interpretuesi më i mirë mashkull, regjia më e mirë shkoj për grupin nga Tetova Elita 5 për këngën “Më fal”, grupi më i mirë në videoklip u shpall Burn, videoja më e mirë rock Flaka Krelani, kurse video për muzikën më të mirë qytetare Dejvis Xherahu.