Nesër performansi në Ulqin: Si u shkaterrua ekonomia e Malit të Zi.

0

Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) do të organizojë përformanse në 8 qytete me temën  “Si u shkaterrua ekonomia e Malit te Zi”.

Përformansi ka për qëllim të tregojë situatën aktuale të ekonomisë në qendër dhe jug të vendit, të shkatërruar nga privatizimet katastrofale, injorante dhe të korruptuara.

Në Ulqin aksioni do të filloje në ora 9.00 para Qendrës për Kulturë.

Në të njejtën kohë do të mbahet edhe në Herceg Novi, në sheshin kryesorë, kurse në ora 13.00 do të mbahet në Tivat dhe Tivar.

Për qytetet e tjera, Budvën, Cetinjen, Kotorrin dhe Danilovgradin, performansi do të mbahet me 27 janar.