Nesër ndërrimi i orës

0

Këtë të dielë do të bëhet ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj do të shkojnë plotë 60 minuta përpara, ashtu siç bëhet çdo herë në të dielën e fundit të marsit.

Ndërrimi i orës do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga nesër do të zgjohemi plotë një orë më herët për aktivitete të përditshme.

Ne do të jetojmë me këtë orë për plotë shtatë muaj, kur ajo do të rikthehet përsëri ashtu siç ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit.