Nesër mot me shi, prej të hënës përsëri diell

0

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e nesërme në Ulqin do të jetë me reshje të shiut, por nga e hëna përsëri do të jetë diell.

Temperatura mesatare, nga 31 gradë celzius që ishte në ditët e kaluara, do të bie në 29 gradë, cka përbën një freskim të lehtë.

Meteorologët parashikojnë freskim dhe reshje të mëtejshme prej ditës së enjte.