Nesër hapet panairi i 15-të i librit në Ulqin

0

Panairi i 15-të i librit në qytetin tonë do të fillojë nesër (26 korrik) dhe do të zgjasë deri me 4 gusht.

Edhe në këtë panair do të marrin pjesë botues nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vendet tjera, të cilët pritet të paraqesin për dashamirësit e librit titujt dhe autorët më të kërkuar.

Panairin do ta hapë kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kurse të ftuar special pritet të jenë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, dhe homologu i tij malazias Ranko Krivokapiq.