Nesër dita e parë e Kurban Bajramit

0

Besimtarët muslimanë, prej ditës së nesërme e deri të dielen, festojnë festën e madhe të Kurban Bajramit.

Kjo festë simbolizon gatishmërinë për sakrificë në emër të Allahut si dhe ngadhnjimin e përgjegjshmërisë mbi kënaqësinë dhe pasurinë.

Me rastin e Kurban Bajramit besimtarët kanë obligim që në emër të Allahut të presin një kurban, mishin e të cilit do t’ju ndajnë të afërmve, kojshive dhe të varfërve.
Ky obligim vlen vetëm për ata që kanë mundësi financiare.