Nermin Hoxha: Finalist i “TK Bar Open 2016”

0

  Më datën 12-13 Mars 2016 në ambientët e KT Tivar Open 2016 u mbajtë turneu kombëtar Tivar Open 2016 në tenis për moshat deri në 16 vjeç.       Në turne morën pjesë 20 lojtarë , ku në mesin e tyre ishte edhe tenisti i ri dhe i talentuar nga Ulqini, Nermin Hoxha anëtar i KT Bellevue Ulqin.

     Nermini arriti deri në finale pas një loje të shkëlqyeshme , ku në çerek finale fitoj ndaj lojtarit nga Podgorica Filip Jovanoviq më dy sete 6-2 dhe 6-1 , në gjysëm finale u takua më lojtarin nga Tivari Bogdan Stevoviq duke fituar më rezultatin 2-1 në sete 6-2, 4-6 dhe 6-2. 

     Nermini në finale u ndesh më kundërshtarin nga Herceg Novi, Vuksan Zavisin ku triumfoi në setin e parë më rezultatin 6-3 dhe në setin e dytë ishte duke fituar më rezultatin 5-4 ku në meçin final lëndohet dhe si pasojë erdhi deri të humbja nga oponenti më rezultat 7-6 dhe 6-1, pas dy orë e gjysmë lojë.

     Ky është suksesi i parë për sezonin 2016 për Nerminin ku potenciali i tij kërkon përkrahje sepse sporti i tenisit është një ndër sportët më të bukura por edhe më të shtrenjta në botë , kështu që rrugëtimi i tij drejt suksesëve jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare kërkon mbështetje financiare.