Nënshkruhet marrëveshja për akua park!

0

Sot në komunën e Ulqinit u bë nënshkrimi i marrveshjes për ndërtimin e shumëpritur të parkut ujor.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës z.Fatmir Gjeka, dhe përfaqësuesi i kompanisë turke Polin, z. Sahret Hajdarpasic.Në Mal të Zi kjo kompani është e regjistruar si “Ulcinj akva park & Entertainment”.

Në kuadër të marrveshjes, kompania turke ka marrë me qira tokën për 30 vitet e ardhshme dhe ka premtuar investime prej 7.5 milione euro.