Nënshkruhet marrëveshja me Ujësjellësin Rajonal

0

Sot në kabinetin e Kryetarit të komunës u nënshrua marrëveshja njëvjeçare ndërmjet NP,,Ujësjellësit Rajonal” nga njëra anë dhe Komunës së Ulqinit dhe NP,,Ujësjellës-kanalizimi,,nga ana tjetër. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi tha se nënshkrimi i  marrëveshjes do të përmirësojë furnizimin me ujë gjatë tërë vitit, veçmas gjatë sezonit turistik  dhe se çmimi për një vit është më i  arësyeshëm sesa  furnizimi vetëm gjatë muajve të verës.

Drejtori i NP,,Ujësjellë- kanalizime,,Fuad Haxhibeti, tha se tani komuna  do të marë nga Ujësjellësi rajonal  25 litër ujë në sekond  ndërsa gjatë muajve të verës sasia do të shkojë në 40 litër. Fjalë falenderimi për nënshkrimin e marëveshtjes pati dhe drejtori i Ujësjellësit Regjional Goran Jevriq, i cili u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe në projektet e metutjeshme.