Nënshkruhet kontrata për finacimin e autostradës Tivar – Bolare

0

Qeveria e Malit të Zi dhe banka kineze Exim, nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e autostradës Tivar – Bolare, e cila do të përmirsoj lidhjen e veriut të Malit të Zi me pjesën qendrore dhe jugore të shtetit.

Autostrada do të lidhë portet në detin Adriatik me portet e Danubit. Qeveria e Malit të Zi ka përzgjedhur kontraktorët kinez CCCC dhe CRBC për realizimin e këtij projekti.

Kredinë me vlerë prej 809.600.000 € në emër të Qeverisë së Malit të Zi u nënshkrua sot nga ana e Ministrit të Financave Radoje Zhugiq.

Siç u noftua në konferencën për shtyp, prej vlerës totale të autostradës, 85 për qind e fondeve janë siguruar me kredi nga banka Exim ndërsa pjesa tjetër prej 15 për qind do të sigurohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Kredia është kontraktuar në një periudhë prej 20 vjetësh, duke përfshirë një periudhë gjashtë – vjeçare të vonesës në shlyerje ose periudhë mospagimi, me normë vjetore të interesit dy për qind.

Autostrada Tivar – Bolare është projekti më i madh dhe më kompleks në historin e Malit të Zi. Gjatësia totale e autostradës është 169,2 kilometra, ndërsa pjesa më komplekse dhe më prioritare është aksionet aksi Smokovac – Mateshevo ​​me gjatësi prej 41 kilometra.