Nënkryetari i Kuvendit të MZ Genci Nimanbegu priti shefin e delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav

0

Ambasadori Orav përshëndeti formimin e Komisionit të përkohshëm parlamentar, duke theksuar se komisioni para vetes ka një plan ambicioz të punës, që është i rëndësishëm për rrugën evropiane të Malit të Zi. Tha se vëllimi i punës së Komisionit të përkohshëm parlamentar është i bazuar në propozimin e dy partive parlamentare nga muaji qershor, dhe theksoi mesazhet e komisarit Han, me të cilat „ inkurajon të gjitha partitë parlamentare të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive në punën e këtij grupi parlamentar dhe të jenë të fokusuar në detyrat e tij të rëndësishme, të gjitha këto me qëllim që Mali i Zi t’i afrohet Bashkimit Evropian“

Nënkryetari Nimanbegu shprehu respektin e thellë dhe kënaqësinë për angazhimin e almbasadorit Orav dhe komisionerit Han dhe ndihmën e tyre gjatë gjithë këtij procesi.

Nimanbegu ka përshëndetur faktin se Grupi pounues është miratuar me 2/3 e votave, ndërkaq pret që rezultatet do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të demokratizimit të shoqërisë në Mal të Zi. 

Gjithashtu, ai e njoftoi ambasadorin lidhur me takimin e mbajtur të liderëve të partive shqiptare në Mal të Zi lidhur me reformën e legjislativit zgjedhor, me dy qëllime: 1) dakordimi i kërkesave shqiptare rreth legjislaturës zgjedhore me qëllim të përfaqësimit autentik të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe 2) fillimi i dialogut ndërmjet liderëve të partive shqiptare në MZ , si kusht i përmirësimit të situatës sonë.