Në Ulqin shënohet festa e Kurban Bajramit

0

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Festa e Kurban Bajramit në Ulqin filloi me faljen e namazit në ora 7:21 në të gjitha xhamitë të cilat gjenden në territorin e komunës. Në Ulqin nuk ka një ceremoni qendrore të faljes së namazit të Bajramit, por falet në secilën xhami, kështu që besimtarët mund të falen në xhaminë më të afërt. Mësojmë se Kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali Bardhi, e ka falur namazin në Xhaminë e Namazgjahut.

Më pas ka vazhduar pritja në hapësirat e Bashkësisë Islame, ku siç kemi raportuar, kanë bërë vizita dhe urime një numër i madh personalitetesh të jetës publike, por edhe pjesëtarë të thjeshtë të xhematit.

Besimtarët muslimanë kanë vazhduar me prerjen e kurbanëve dhe shpërndarjen e mishit, e pastaj me vizita tek të afërmit, siç bëhet tradicionalisht.

 

Kurban Bajrami 

Kurban Bajrami është festa e dytë më e rëndësishme e kalendarit musliman. Festa kujton gatishmërinë e profet Ibrahimit për të sakrifikuar të birin kur Zoti e urdhëroi ta bënte këtë.

Historia e sakrificës së Ibrahimit 

Kurban Bajrami feston rastin kur Zoti i është shfaqur Ibrahimit në ëndërr dhe i ka kërkuar ta sakrifikojë djalin e tij Ismailin, si akt i bindjes ndaj Zotit.

Djalli e ka provokuar Ibrahimin duke i thënë se nuk duhet t’i bindet Zotit. Por, Ibrahimi nuk e ka dëgjuar dhe është bërë gati ta vriste djalin, kur Zoti e ka ndaluar dhe i ka dhënë një qingj për ta sakrifikuar në vend të tij.

Kjo histori gjithashtu gjendet në Teurat dhe në Testamentin e Vjetër.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2479,2478,2477″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]