Në Ulqin shënohet dita e qasjes së lirë në informata

0

Sot në Ranë shoqëria civile zhvilloi një veprimtari për të shënuar ditën e qasjes së lirë në informata, me ç’rast qytetarëve iu ndanë fletushka informative në lidhje me përdorimin e të drejtës ligjore për informata nga institucionet shtetërore.

Ligji për qasjen e lirë në informata, i cili i obligon institucionet shtetërore që të jenë transparente, është miratuar në vitin 2005. Deri më tani, ligji është vënë shpesh në përdorim nga ana e OJQ-ve të cilat punojnë për luftimin e korrupsionit.

Shënimi i kësaj dite ishte pjesë e fushatës të cilën në nivel të Malit të Zi e udhëheq MANS-i, me partnetin lokal MogUL-in.

 

 

mogul1