Në Ulqin pushojnë rreth 27.000 turistë, 7% më shumë se vitin e kaluar

0

Organizata Turistike e Ulqinit për herë të parë këtë sezon ka publikuar shifrat zyrtare të pushuesve në qytetin tonë. Sipas statistikës së kësaj organizate, në Ulqin për momentin janë të regjistruar 27.300 turistë, 7% më shumë se vitin e kaluar, raporton “Vijesti”

Këto shifra gjithsesi janë shumë më të vogla sesa ato reale, pasi tollovia në plazhe dhe komunikacion tregon qartë për një numër 4-5 herë më të madh.

Nga këto,  26.100 janë turistë të huaj kurse vetëm 1.200 janë nga vendi.